Bllok i Ripërdorshëm Pa Titull

Policia e Kosovës dje në Deçan, gjatë punës hetimore në rastin ‘dhunë në familje’, ka arritur të zbulojë se i dyshuari A. Sh. (1955) ka në posedim një pushkë automatike AK-47.Pas këtyre informacioneve në konsultim me prokurorin e shtetit dhe me pëlqimin e të dyshuarit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruarnjë pushkë automatike M47, dy karikatorë të pushkës automatike dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62×39.I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Deçan, me ç’rast është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe pas këtyre veprimeve i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.