Blindohet ZONA VIP e Aeroportit të Prishtinës, arrijnë gra e fëmijë kosovarë nga Siria

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kanë blinduar Aeroportin e Prishtinës në para pak çastesh.

Arsye për këtë është arritja e dhjetëra grave e fëmijëve kosovarë nga Siria.

Reporteri mëson se aeroplani në të cilin ndodheshin gratë e fëmijët ka zbritur para 40 minutash me një linjë të rregullt nga Stambollit.

Në anën tjetër, burime të Ballkani.info thonë se zona që është blinduar dhe nga e cila do të kalojnë kosovarët e kthyer është Zona VIP, aty ku kalojnë vetëm delegacionet shtetërore dhe personat e rëndësishëm.

Gratë dhe fëmijët që tani pritet të dalin nga aeroporti janë familjarë të kosovarëve të vrarë që po luftonin krah ISIS-it. /Ballkani.info/