Blerta Deliu pajtohet me Albulena Haxhiun, LDK o me shtetndërtues o me shtetmohues!

Deklarimi i sotëm i Albulena Haxhiut nga Vetëvendosje, ku konstaton se LDK duhet të vendos në mes të PDK-së dhe lëvizjes Vetëvendosje, ka nxitur Blerta Deliu- Kodrën të theksojë se Albulena është e para nga Vetëvendosje që e zbuloi si e kuptojnë dhe perceptojnë relevancën politike në Kosovë.

Znj. Deliu –Kodra ka theksuar po ashtu se “botëkuptimi politik në Kosovë është i ndarë në dy pole; në atë shtetndërtues dhe atë shtetmohues. Dhe, pajtohem me Albulenën, LDK duhet të vendos cilit botëkuptim i takon”.

Ja postimi i plotë i znj. Blerta Deliu-Kodra në fb:

“Albulena Haxhiu sot e tha një të vërtetë dhe në mënyrën më bukfale të mundshme. Ajo, ndoshta e para nga Vetëvendosje e zbuloi si e kuptojnë dhe perceptojne relevancën politike në Kosovë!
Ajo tha sot se kjo hapësirë politike është e ndarë në dy pole, pra në dy forca relevante politike PDK dhe VV dhe se, sipas saj, të gjitha subjektet tjera politike janë vetëm zgjatim i njërit apo tjetrit pol politik.
Kështu, Albulena i bëri thirrje publike LDK-së (e cila trumpeton se është faktori kryesor dhe përcaktues politik në Kosovë) të bëhet zgjatim i polit të quajtur Vetëvendosje, duke e konsideruar, LDK si të vetme, të pa relevancë politike.
Tekefundit kjo le të mbetet në gjykimin e LDK-së.
Ajo që dua të them është se vërtetë botëkuptimi politik në Kosovë është i ndarë në dy pole; në atë shtetndërtues dhe atë shtetmohues. Dhe, pajtohem me Albulenën, LDK duhet të vendos cilit botëkuptim i takon.
Dhe, po ashtu, sërish pajtohem me Albulenën se ky poli tjetër (shtetndërtues) identifikohet me PDK-në.”

loading…