Blero ‘izolohet’ në studio

Blero shfrytëzon periudhën e mbylljes, për të finalizuar këngën e re.

Ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri, por Blero Muharremi ka paralajmëruar tjetër këngë.

Këngëtari, ka bërë të ditur që kënga me titull “Lambo” publikohet së shpejti dhe është e punuar nga Çekiç.

Së fundi, ai ka ndarë me ndjekësit një imazh, të shkrepur nga studio muzikore dhe thotë se është izoluar aty.

“Izolim total”, janë fjalët që Blero i ka lënë sipër fotos.

Për ndryshe, Blero Muharremi ishte i ftuar së fundi në një intervistë për “Mirage”, ku foli rreth jetës private dhe asaj profesionale, duke zbuluar më të rejat nga ai.