‘Blerim Reka është betuar zyrtarisht se do t’i mbrojë interesat e Maqedonisë’

Analisti Valon Syla e ka kontestuar lojalitetin e kryediplomatit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj Republikës së Kosovës.

Në Presing të T7, analisti Syla ka thënë se Blerim Reka i propozuar për Ministër të Jashtëm të Kosovës, sa ka qenë ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Evropian në Bruksel është betuar zyrtarisht se do t’i mbrojë interesat e Maqedonisë, prandaj politikisht është i kontestueshëm edhe lojaliteti i tij ndaj Kosovës.

Të gjithë ambasadorët e Maqedonisë i nënshtrohen procesit të verifikimit nga Agjencia e Inteligjencës së këtij shteti fqinj. Dhe, po ashtu, pas kalimit të këtij procesi ku vlerësohet lojaliteti i tyre individual ndaj shtetit, ambasadorët e Maqedonisë betohen edhe para Presidentit të Maqedonisë se do t’i mbrojnë interesat e shtetit maqedonas.

Këtë betim për t’i mbrojtur interesat e Republikës së Maqedonisë e kishte bërë edhe Blerim Reka, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Ministër të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. /Ballkani.info/