Të dielën (më 5 maj) në Maqedoninë e Veriut mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Kandidatë janë: Stevo Pendarovski nga koalicioni qeveritar i udhëhequr nga social demokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DMPNE-së opozitare.

Mirëpo, këto zgjedhje do të jenë të vlefshme vetëm nëse në votime dalin mbi 40 për qind e trupit të përgjithshëm votues.

Pikërisht dalja e votuesve vlerësohet të jetë shumë kritike për këto zgjedhje duke marrë parasysh se në rrethin e parë të votimeve pjesëmarrja ka qenë vetëm 41.79 për qind.

Në rrethin e parë të mbajtur më 21 prill në garë ka qenë edhe kandidati që ka pasur mbështetjen e opozitës shqiptare, Blerim Reka.

Reka të enjten iu bëri thirrje votuesve të tij që të dalin në votime në rrethin e dytë të zgjedhjeve pasi, sipas tij, në këtë mënyrë do të shpëtohet procesi i integrimit euro-atlantik të vendit.

Ai mohoi të ketë pasur takime me kandidatët apo liderët partiak për të mbështetur ndonjërin nga kandidatët për president.
Blerim Reka bën thirrje për pjesëmarrje në votimet e 5 majit
Autori: Lajmi.net Lajme, Rajoni16:48, 2 May 2019