Blerim Latifi: Prapa Shefqet Krasniqit e Ikballe Hudutit qëndrojnë miliona dollarë për dezorientimin e shoqërisë

Profesori universitar, Blerim Latifi ka thënë se miliona dollarë janë dhënë në Kosovë në 20 vitet për ta përhapur islamin politik dhe vehabizmin, teksa ka përmendur emrin e predikuesit fetar Shefqet Krasniqit dhe Ikballe Hudutit.

Ai ka thënë se nuk duhet të pranohet diskursi, siç e ka quajtur ai, i Teheranit mbi çështjet dhe temat e ndryshme në Kosovë.

“Nuk duhet me bisedu për çështje tona me perspektivën e Tehranit”, ka deklaruar Latifi në Pressing të T7.

Sipas Latifit, prapa imamit Krasniqi dhe Hudutit, qëndrojnë miliona euro e dollarë mbështetje për të realizuar qëllimet e tyre.

“Problemi është se prapa Shefqet Krasniqit qëndrojnë miliona euro, miliona dollarë, që janë dhënë në 20 vitet e fundit, për me përhapë islamin politik dhe vehabizmin në Kosovë, ky është problemi i Shefqet Krasniqit, ky është problemi i Hudutit dhe krejt këto. Qindra miliona dollarë në 20 vitet e fundit janë dhënë në këtë Kosovë me dezorientu krejt shoqërinë”, ka thënë Latifi.

Latifi ka thënë se për ‘degjenerimin’ shoqëror nuk mund të flas Huduti dhe të tjerët që përkrahin ideologji të ngjashme.

“Kush po flet për degjenerimin? Ajatollahu? Nuk mundesh perspektivën time me krahasu me perspektivën e Hudutit”, ka thënë Latifi.