Blerim Destani poston foto nga falja e namazit të Fitër Bajramit

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë ditës së sotme (e premte) besimtarët mysliman po festojnë Fitër Bajramin.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, që nisi me faljen e namazit.

Ndërkohë, urimet për këtë festë erdhën nga emra të njohur shqiptarë të muzikës, filmit dhe artit në përgjithësi.

Edhe aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Blerim Destani ka uruar këtë festë duke publikuar një fotografi nga falja e namazit në xhami.

“Gëzuar Fitër Bajrami”, ka shkruar aktori që njihet si besimtarë i devotëshm i fesë islame.