Bleona zbulon se kush ia bën fotot e zhveshur mbi krevat

Bleona tregon me krenari se fotot e zhveshura mbi krevat ia bën e ëma.

Këngëtarja Bleona Qereti nuk heq dorë nga pozat provokative dhe veshjet tejet seksi që i nxjerrin në pah format trupore.

Së fundmi në Instagram, Bleona ka postuar disa foto nga një fotosesion teksa duhet e veshur vetëm me të brendshme, e shtrirë mbi krevat. Krahas fotos, Bleona shkruan se fotoja që kishte postuar ishte shkrepur në prapaskenë nga nëna e saj, Oli.

“Fotoja e parë është bërë me iPhone nga mami im Oli Qereti, rrëshqisni majtas për të parë foton e shkrepur nga profesionisti dhe më thoni a shihni ndonjë diferencë,”-shkruan Bleona.

Shqiptarja prej kohësh jeton në Amerikë, ku edhe ka vendosur që të ndjekë karrierën muzikore pas disa viteve shumë të suksesshme në Shqipëri.

https://www.instagram.com/p/B4AbTCAJipy/

loading…