Blen rroba dhe pi makiato, dalin pamjet e Gruevskit në Hungari (VIDEO)

Pas fotos së djeshme, sot mediat hungareze publikuan një video, ku shihet ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, duke drekuar në një restorant në Hungari.

Një ekip i portalit “24.hu”, ka locuar vendndodhjen e ish-kryeministrit Gruevski në Budapest.

Ekipi i portalit në fjalë ka incizuar Gruesvkin derisa po drekonte në një restorant në Budapest. Më pas Gruevski ka lëshuar restorantin dhe është larguar nga vendi me një makinë e cila e priste jashtë restorantit.