Bledi Shkëmbi debuton me fitore te Ballkani

Ballkani ka shënuar fitore në miqësoren e parë përgatitore ndaj ekipit shqiptar, Turbinës, e zhvilluar në Shqipëri me rezultat 1:4.

Mirlind Daku i realizoi dy gola në këtë takim, kurse nga një e shtuan edhe Jashanica dhe Emerllahu.

Trajneri i ri i Ballkanit, Bledi Shkëmbit iu dha mundësi gati të gjithë futbollistëve që pati në dispozicion teksa debutoi edhe portjeri i ri, Redjepi.

Ballkani do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore para fillimit të stinorit pranveror.