Bekim Blakaj

Blakaj: Disa prej viktimave të Qirezit dhe Likoshanit kishin shenja jete kur në vend erdhi gjykatësja Marinkoviq

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se ka dëshmi që në masakrën në Qirez e Likoshan 26 vjet më parë, kur ka ardhur në vendin e ngjarjes gjykatësaj hetuese Danica Marinkoviq, disa prej viktimave kanë qenë ende gjallë.

Por, sipas tij, nuk u është ofruar ndihmë mjekësore, duke dëshmuar sipas tij, që direkt organet e hetuesië të asaj kohe kanë bërë krime.


Blakaj ka thënë se këtë dëshmi e bazojnë nga një ish-polic i cili e ka deklaruar një herë këtë.

“Fondi për Drejtën Humanitar ka dokumentuar dy vrasjet masive në Likoshan dhe Qirez dhe duhet cekur se ka informacione se që ku ka mbërri në vend shiqim gjykatësja hetuese famëkeqe Danica Marinkoviq disa prej viktimave ende kanë treguar shenja jete dhe askush nuk është përkujdesur që disa nga ta të dërgohen në spital. Kjo lë me besu që direkt edhe organet e hetuesisë të asaj kohe kanë bërë krim sepse kanë mundur të shpëtojnë disa nga viktimat e Qirezit dhe Likoshanit”, ka thënë Balakaj.

Ai ka thënë se për masakrën e Likoshanit e Qirezit kanë intervistuar të mbijetuarit dhe se këtë masakër e kanë dokumentuar.

Ndërsa, ka thënë se institucionet duhet të bëjnë më shumë në shtimin e numrit të prokurorëve që merren me hetimet e krimeve të luftës.

Ndryshe sot është shënuar 26- vjetori i masakrës në Qirez dhe Likoshan, ku 25 shqiptarë u vranë dhe u masakruan nga policia serbe./teve1