Biznesmeni nga Peja do të jetë pjesë e listës së AAK-së në zgjedhje

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj përmes një postimi ka bërë të ditur njëri nga emrat që do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e ardhshme.

Bizinismeni i njohur nga Peja, Fatmir Gashi do të jetë në listën e AAK-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen së shpejti.

Gashi po ashtu është kryetar i klubit të basketbollit, KB Peja.

“Sot takova mikun dhe ekspertin ekonomik Fatmir Gashin nga Peja, që do jetë vlerë e shtuar e listës së AAK-së. Na priftë e mbara i nderuar!”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.