Biznesmeni italian u gjet i djegur në makinë, ekspertët italianë mbërrijnë në Pukë

Vijon të mbetet enigmë zhdukja e biznesmenit italianë, Davide Pecorellit, ndërsa ekspertët italianë kanë mbërritur sot në Pukë.

Të shoqëruar nga Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, ekspert italianë kanë shkuar në vendin ku u gjet i djegur automjeti i marrë me qira nga Pecorelli, në aksin Gjegjan-Reps.

Pritet që ata të marrin mostra edhe nga skeleti i djegur që u gjet në automjet, për t’i krahasuar me ADN e vëllait të biznesmenit, për të vërtetuar që eshtrat i përkasin Pecorellit.

Sipas hetuesve shqiptarë, ngjarja është aksidentale, ndërsa në skeletin e gjetur në automjet nuk janë konstatuar dëmtime me plumb apo shenja dhune.

Biznesmeni Davide Pecorelli rezulton i humbur prej datës 7 janar në Shqipëri, teksa lidhja e tij me vendin tonë ishte për shkak të gruas shqiptare, por edhe sepse kishte hapur një biznes me produktet e lidhura me dyqanet e tij.