Para një muaji lajmi për arrestimin e biznesmenit shqiptar në Spanjë Bashkim Osmanit kishte marrë dhenë.

Mediat gjermane atë e quanin edhe kumbarë i mafias, duke e ndërlidhur atë me një rrjet ndërkombtar të drogës dhe pastrimit të parave, transmeton Demokracia.com.

Mirëpo sot, gazeta gjermane „Bild“ bëri të ditur lirimin e tij.

Që sonte, Bashkim Osmani është i lirë, shkruan Bild.

Përndryshe vëllezërit Osmani me prejardhje nga Gjakova njihen si biznesmenë të mëdhenj në Hamburg të Gjermanisë.

Bizneset e tyre janë të shtrira në të gjitha kontinentet dhe përfshijnë patundshmëri, rrjete hotelesh, ndërtim etj. Forca e tyre ekonomike dhe ndikimi i tyre në ekonomitë e shteteve të ndryshme në botë si dhe suksesi i tyre duket që i ka bërë xheloz edhe vendasit ku ata jetojnë. Kjo duket edhe me faktin që ata edhe më parë kanë qenë nën presionin e akuzave të ndryshme dhe gjithmonë kanë dalur të pafajshëm.