Biznesi i Zaevit futet në hetime

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni) do të hetojë mënyrën e realizimit të biznesit të Zoran Zaevit Koço Angjushevit dhe Damjan Mançevskit.

Kjo vjen pasi që Antikorrupsionisot ka hapur 6 lëndë pas parashtresave të dorëzuara nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Katër lëndë janë për Zaevin dhe nga një për Angjushevin dhe Mançevskin.Rasti i Zaevit lidhet me veprimtarinë e tij derisa ka qenë kryetar i Strumicës me lëndën “Ryshfeti” apo “Një euro për Vicenë” për ndërtimin e qendrës tregtare “Global” për ashtuquajturën “kompani bullgare” dhe për çifligun “Kullat Mbretërore”.Për Angjushevin do të hetojë se si është dhënën nën qira tokën për ndërtim të hidroelektranës së firmës “Topollki” në pronësi të vëllait të tij Todor Angjushev.Për Mançevskin do të hetojë përgjimet për lidhjen e tij me firmat greke.