Ministri i Financave

“Bizneset para mbylljes”, reagon Murati: Qarkullimi ka shënuar rritje në janar e shkurt, çdo pretendim tjetër qëllimkeq

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave të dhëna mbrëmë ku u diskutua për ekonominë në vend, ku ndër të tjera u tha se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Murati është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Favcebook, ku ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 4.8 përqind.

Tutje, Murati ka thënë se ndërmarrësit e bizneset e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.

“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon 📈 +4.8% rritje. Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati.

BONUS VIDEO| Kica-Xhelili i nervozon keq deputetët e VV-së: Provojnë ta ndalin me zhurmë