Bislimi sa ishte ministër hoqi fotografinë e Thaçit nga zyra: Hykmete Bajrami në këtë pozitë vepron ndryshe

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, në zyrën e saj e ka vendosur fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Më herët para se të vinte Qeveria Kurti në atë pjesë qëndronte fotografia e presidentit të tanishëm Hashim Thaçi.

Ish-ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, si kishte ardhur në zyrën e kësaj ministrie kishte larguar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi, e cila ishte e vendosur në ballë të zyrës, duke e zëvendësuar me një orë.

Atë kohë zyra e informimit për Metron kishte konfirmuar se fotografia është zhvendosur për arsye riarazhimi të zyrës dhe jo për ndonjë arsye tjetër.

Ndërkaq edhe pse Qeveria Kurti u shkarkua, fotografia e presidentit Hashim Thaçi ende nuk është kthyer në zyrën e Ministrisë së Financave dhe Transfere.

Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila udhëheqë me ministrin e Financave, në ditën kur ajo e ka marrë këtë pozitë nuk kishte asgjë të vendosur në ballin e zyrës, përveç orës dhe deklaratës së kushtetutës të cilat i kishte lënë aty edhe Besnik Bislimi.

Mirëpo pak ditë pasi Bajrami hyri në zyre, ajo ka sjell me vete fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, e cila është vendosur anash deklaratës së kushtetutës.

Në vendin ku e la Besnik Bislimi orën, ajo është aty ende, derisa vetëm fotografia e Rugovës është ajo që e shtuar, e jo edhe e Thaçit.

Ky ndryshim në zyrën e Ministrisë së Financave dhe Transfereve u vërejt sot ku Ministrja Hykmete Bajrami kishte takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.