Petar Petkoviq

Bislimi refuzoi, Petkoviqi pranon ftesën e Lajçakut për të biseduar për dinarin më 27 shkurt

Kryenegociatori i palës serbe në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka pranuar ftesën e ndërmjetësit evropian, Miroslav Lajçak, për takim më 27 shkurt për të biseduar rreth çështjes së ndalimit të valutës serbe si mjet ligjor pagese në Kosovë, ftesë të cilën kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, e ka refuzuar, ndonëse nuk e ka përjashtuar që dikush nga pala kosvoare do të shkojë – gjë që mbetet ende e paqartë.

Agjencioni serb i lajmeve “Tanjug” shkruan se “ka mësuar” që Petar Petkoviq ka pranuar ftesën e Lajçakut dhe se do të kryesojë delegacionin serb në këtë takim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi, kanë mohuar se çështja e dinarit mund t bëhet temë e dialogut duke e dhënë atë për çështje ekskluzivisht të brendshme, të panegociueshme, dhe nën autoritetin e pavarur të Bankës Qendrore të Kosovës.

VIDEO BONUS: Limaj fton të rinjtë mos t’ia kthejnë shpinën atdheut: Kosova sot në anarki, bashkohuni me neve