Bislimi: Nëse s’kemi zgjidhje për presidentin, vendi shkon në zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka thënë se Kosova është duke numëruar së prapthi ditët sa i përket afatit për zgjedhjen e presidentit të ri pasi që mandatit i zonjës Osmani skandon për pak muaj.

Ai thekson se nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Nëse nuk gjejmë gjuhë të përbashkët për kandidatin konsensual për president, atëherë ne do të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Bislimi në RTK.

Sipas tij, vendi tashmë ka hyrë në një ngërç politik, pasi që partitë janë barrikaduar në pozicionet e tyre, shkruan Ballkani.

“AAK-ja po thotë se nuk ka vota për asnjë kandidat tjetër, përpos Ramush Haradinaj, ashtu po thotë edhe PDK-ja s’e s’ka vota për të tjerët, përveç kandidatit të tyre. Dhe në qoftë se nuk lëvizim nga qëndrimet tona do të jetë e pamundur zgjedhja e presidentit”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se LDK-ja është konstruktive sa i përket zgjedhjes së presidentit. “Ne jemi të gatshëm edhe për të shkuar në zgjedhje, sepse është demokraci”./Ballkani.info/