Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka lavdëruar pakon emergjente të prezantuar si plan për tejkalimin e vështirësive ekonomike, financiare për shkak të situatës me koronavirus.

Bislimi ka thënë se në pakon emergjente nuk duhet të shihet vetëm shuma e paraparë të ndahet, duke e cilësuar si pengim të punës së qeverisë thirrjen e seancës së sotme.

Ai gjithashtu ka dashur të tregojë se edhe vet po i nënshtrohet ndalesave të Policisë për zbatimin e masave kundër COVID-19.

Isha në Çagllavicë dhe kur u ktheva mua më është dashur të argumentoj që jetoj në Prishtinë për t’u mu lejuar hyrja”, ka thënë ai.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë Besnik Bislimi e cilësuan të panevojshme seancën e sotme e thirrur nga PDK-ja për trajtimin e një pakoje tjetër emergjente.