Bislimi: Me Hysenin kam pasur një takim shumë të mirë, më ka informuar për çdo detaj të dialogut

I hapur për takime dhe bisedime është shprehur sot në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Ai tha se në vazhdën e konsultimeve është takuar edhe me ish-kryediplomatin e Kosovës dhe ish-koordinatorin për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni. Ai tha se me Hysenin ka pasur një takim shumë të mirë.

“Unë jam taku me Z. Hysenin dhe e kam kalu një takim shumë të mirë me të. Më ka informuar pothuajse për çdo detaj të takimeve që ka qenë edhe ai”, tha Bislimi.

Ai foli edhe për ekspertët që do të angazhohen, ndërsa tha se kryenegociatorë do të jenë ai dhe kryeministri Albin Kurti.