Bislimi jep detaje pas takimit me Laçakun: Nuk pati negocim, vetëm takime informative

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislmi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook¸ka treguar se çfarë u diskutua në takim me ndërmjetësuesin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Bislimi gjithashtu ka njoftuar se në takim kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj dhe Fiton Muratin – sekretari i ambasadës.

Në takim, Bislimi ka thënë se nuk ka pasur negocim, por vetëm takime informative.

Tutje, Bislimi premtoi se pasi të kthehet në Kosovë do të informojë liderët e partive për përmbajtjen e diskutimeve.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Bislimit:

Bashkë me ambasadorin në detyrë të Republikës së Kosovës në Bruksel, z. Astrit Zemaj dhe me sekretarin e parë të ambasadës, z. Fitor Murati patëm dy takime të njëpasnjëshme me z. Miroslav Lajçak dhe gjithë ekipin e tij. Qëllimi i takimit ishte informimi i plotë nga ana e z. Lajçak dhe ekipit të tij mbi të gjitha takimet e deritanishme në dialog dhe qështjet e ngritura, si dhe marrëveshjet e dakorduara mes palës kosovare dhe asaj serbe. Takimet ishin dakorduar në funksion si të informimit të plotë ashtu edhe përgatitjes më të mirë të palës kosovare.

Poashtu delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Kurti, një nga 17 takimet e dy ditëve në vijim do ta ketë sërish me z. Lajçak. Në asnjërin nga këto takime nuk ka negociim, por janë takime informative.

Pas kthimit në Kosovë, menjëherë do informoj liderët e partive politike parlamentare për përmbajtjen e diskutimeve.