Bislimi i pret në Qeveri sot dy delegacione nga Finlanda dhe Irlanda

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në mëngjes do të presë në Qeveri delegacione nga Filanda dhe Irlanda.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, delegacionet kryesohen nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

“Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 08:45”, njofton ZKM.