Zëvendëskryeministri

Bislimi akuzon mediat e Kosovës: Prioriteti i tyre është adresimi i brengave të Petkoviqit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për televizionin “A” të enjten, akuzoi mediat kosovare se dezinformuan opinionin për takimin e së martës (19 mars) në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke shtuar se të njëjtat interpretuan qëndrimin e kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, posaçërisht mbi çështjen e dinarit.

“Mediat në Kosovë e kanë pasur prioritet t’i adresojnë brengat e Petkoviqit.

Dhe, ka pasur një tendencë që edhe interpretimi i takimit të bëhet sipas këndvështrimit të palas serbe, jo të palës kosovare. Në Kosovë u diskutua për takimin mbi dinarin.

Nuk ka pasur kurrfarë agjende për dinarin. Kosova nuk merr pjesë në diskutime për dinarin”, deklaroi zëvendëskryeministri.

VIDEO BONUS: