Bislim Zogaj tregon pse nuk u përfundua memoriali i familjes Berisha në Suharekë

Kompleksi memorial për 50-të të vrarët e familjes Berisha në Suharekë gjatë luftës në Kosovë , ende nuk është ndërtuar ani pse disa punime të vogla është thënë se kanë filluan vitin e kaluar.

Drejtori i Agjensionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj për Ballkani.info tha se memoriali nuk është përfunduar pasi gjatë punimeve kanë dal disa defekte.

“Disa probleme kanë dal gjatë punimeve , pasi që koordinatat nuk kanë qenë si duhet” shtoi Zogaj.
Zogaj tha se punimet për kompleksin e Berishëve shpreson të jenë gati deri më 13 Qershor, atëherë kur i bie edhe dita e Çlirimit./Ballkani.info