BioNTech do kërkojë miratimin e BE-së për ta përdorur vaksinën tek fëmijët 12-15 vjeç

Nga Laboratori gjerman, BioNTech, ia kanë thënë Euronews se planifikojnë të paraqesin një kërkesë në BE rreth autorizimit për përdorimin e vaksinës COVID-19 me Pfizer tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Kompania farmaceutike tha se mund të kishte mbledhur të dhëna deri në shtator për fëmijët më të vegjël se kjo grupmoshë.

BioNTech /Pfizer tha në mars se vaksina e kësaj kompanie është dëshmuar të jetë 100 % efektive tek të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç.

“Testimet e fazës 3 që përfshinë 2.260 fëmijë në SHBA demonstruan 100 % efikasitet dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave’”, deklaroi dyshja e kompanisë gjermano-amerikane në një deklaratë.

Ata thonë se shpresojnë që të fillojnë vaksinimin e kësaj grupmoshe para vitit të ardhshëm shkollor dhe do të kërkojnë autorizim nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe nga Agjencia Evropiane e Barnave për të zgjeruar përdorimin e vaksinës.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dje njoftoi se ka blerë edhe 60 milionë doza të tjera të vaksinës BioNTech / Pfizer për të mbështetur programin e saj të planifikuar nga vjeshta.

Kjo vjen pasi BE njoftoi në fillim të këtij muaji se ishte përqendruar në vaksinat e mRNA për rihapjen e saj dhe se është në bisedime për të blerë edhe 1.8 miliardë doza të tjera.