Një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike tërhiqet nga gara.
Sot është tërhequr kandidati për kryetar bashkie të Kavajës, Bledar Sinella.
Ndërkohë më parë u tërhoq dhe kandidati për Bashkinë e Skraparit dhe Salvador Kaçaj në Lezhë. Ky i fundit deklaroi se nuk mund të konkuronte në emër të kësaj force politike.
Pas tërheqjes së tij, Bindja mbetet me 4 kandidatë të regjistruar.







