Bill Clinton bën shaka para shtatores së tij dhe imiton Hillaryn kur ishte në Kosovë (FOTO)

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, e ka parë për së afërmi shtatoren e ndërtuar në nder të tij para shumë viteve. Ai para të pranishmëve është shprehur se ndihet i nderuar që një sheh në Prishtinë e mbanë emrin e tij. Clinton ka porositur kosovarët që të vazhdojnë të jenë njerëz të mirë.

“Kjo është një dhuratë shumë e çmueshme për mua. Faleminderit për pllakën që e keni vendosur këtu sepse unë dëshirojë që çdo qytetarë i Kosovës ta shohë. Jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për vetëm, por për atë që kamë bërë për të gjithë Evropën”, është shprehur ish-presidenti i Amerikës.

“Po jetojmë në kohën e mundësive të mëdha. Por mund ta shfrytëzojmë këtë rast nëse njerëzit janë të lirë gjithandej që ta ndërtojnë jetën e tyre në çdo të mirë që munden”, ka deklaruar tutje Clinton.

Ai me shaka ka treguar edhe për momentin kur gruaja e tij, Hilary Clinton, i kishte treguar tij shtatoren e vendosur në Prishtinë .

“Kur gruaja ime ishte sekretare shtetit dhe erdhi në Kosovë, ajo po tallej me mua, sepse unë kisha një shtatore kaq të madhe. Unë vijë nga një vendi i vogël me një kulturë ruarale, ku njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë që janë të rëndësishëm. Dhe kur ka ardh këtu zonja Clinton ajo bëri një fotografi përballë shtatores”, ka thënë tutje Clinton.

US Secretary of State Hillary Clinton calls travelling journalists to pose for a group photo infront of a statue of her husband, former US president Bill Clinton, while driving from the airport to Pristina on October 13, 2010. Kosovo prepared a warm welcome for US Secretary of State Hillary Clinton where she is expected to push for EU brokered talks between Belgrade and Pristina to start as soon as possible. At right is Christopher Dell, US Ambassador to Kosovo. AFP PHOTO / Mandel NGAN POOL FOR AP ONLY (Photo credit should read MANDEL NGAN/AFP/Getty Images)