Bilisht: Digjet një makinë, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Një makinë e tipit “Smart” është djegur në qytetin e Bilishtit , kurse pronarja e cila është vajza e këngëtares, Luljeta Përbasha ngre dyshime se zjarrëvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

23 vjeçarja, Dejzi Arapi sapo kishte hyrë në banesë për të marrë diçka ka dëgjuar një shpërthim dhe në momentin që ka dalë ka parë makinën të përfshirë në flakë, njofton TCH, përcjell Klan Kosova.

Sipas të dhënave, ajo ditë më parë kishte pasur konflikt me një vajzë nga qyteti i Bilishtit për motive banale.