Bild paralajmëron destabilizimin në Kazakistan, hedh dyshime se Putini po e rrit ndikimin

Ish-ministri i jashtëm suedez, Carl Bild, ka paralajmëruar se gjendja në Kazakistan është duke u përkeqësuar. Këtë Bild e lidh me ndikim rus që po shtrihet në këtë rajon.

Bild përmes një statusi në Twitter ka paralajmëruar se Putin mund t’i fus duart në Kazakistan.

“Situata në Kazakistan po përkeqësohet me shpejtësi. Pjesa veriore e vendit është e populluar kryesisht nga shtetas. Çfarë do të ndodhë atje mund të jetë një pyetje e rëndësishme mjaft shpejt nëse përkeqësimi vazhdon”, ka shkruar Bild.

Ndryshe, që nga viti 2018, kazakët etnikë përbëjnë 67.5% të popullsisë dhe rusët etnikë në Kazakistan janë 19.8%. Imigrimi i rëndësishëm rus u lidh gjithashtu me fushatën Virgin Lands dhe programin hapësinor Sovjetik gjatë epokës së Hrushovit. Në vitin 1989, rusët etnikë përbënin 37.8% të popullsisë dhe kazakët mbanin shumicën në vetëm 7 nga 20 rajonet e vendit.

Putin është duke e rritur ndikimin edhe neper shtete tjera përmes shteteve statelite, si Bjellorusia e Çeçenia.

Po ashtu Putin po armatos Serbinë, duke rritur ndikimin në Ballkan, për ta përdorur Vuçiqin si mashë.