Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se janë regjistruar 115 raste me COVID-19, 368 pacientë janë shëruar dhe vetëm një viktimë është konfirmuar.

Në këto vende u konfirmuan rastet e reja: Shkup-34, Kumanovë-10, Shtip-14, Prilep-15, Tetovë-3, Strugë-13, Manastir-4, Ohër-4, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Krushevë-1, Koçan-1, Probishtip -2, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-2, Vinicë-3, Delçevë-1, Shën Nikollë-2.

Gjithsej Maqedonia e Veriut ka raportuar 13.445 raste pozitive, 11.525 janë shëruar, ndërsa 604 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.326