Bilanci i fundit me koronavirus, këto janë komunat ku ka raste aktive

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, në Kosovë janë edhe 3010 raste aktive me Covid 19. Gjithsejt nga ky virus janë shëruar 10.564 raste e kanë vdekur 563.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti. /Ballkani.info/