Bilalli: Familjarët e liderëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë të vaksinohen me kontigjentin e parë të vaksinave

Ish-deputeti i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se shteti duhet të marrë me prioritet vaksinimin e familjarëve të liderëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë se familjarët e të gjykuarve në Hagë duhet të merren me prioritet nga shteti krahas kategorive tjera që priten të vaksinohen me kontigjentin e parë, shkruan Ballkani.info.

Ka gjashtë muaj që liderët e UÇK-së po mbahen në Hagë, derisa nuk kanë pasur vizitë fizike nga asnjë familjar edhe për shkak të masave anti-COVID.

Postimi:

Vaksinimi i familjarëve të të burgosurve që mbahen në Hagë të jetë proritet i shtetit!

Duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë e qarkullimit nga Kosova drejt vendeve të BE-së për shkak të pandemisë me COOVID-19 dhe faktit që për gjashtë muaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nuk kanë mundur të ralizojnë njërën nga të drejtat themelore të drejtave të njeriut: vizita e familjarëve të tyre, mendoj se krahas kategorive të rrezikuara për shkak të moshës apo sëmundjeve të ndryshme, në kategorinë e njerëzve që duhet të kenë përparësi në vaksinimin kundër këtij virusi duhet të jenë edhe familjarët e personaliteteve të lartpërmendura!