Bilall Sherifi ironizon me Glauk Konjufcën: Vërtetë paske qenë SHIK, qysh po flet!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka ironizuar me shefin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pasi që ky i fundit tha se nëse shkohet në dialog me Serbinë me këtë ligj do të ketë luftë, e jo paqe.

“Glauk, qysh e trajtove atë që thash, po del që t’i vërtetë paske qenë në SHIK, në propagandë”, ka thënë Sherifi.

Paraprakisht Sherifi e kishte përmend një thënie: “Më mirë të shkohet në luftë, sesa të rrihet në shtëpi, sepse kështu më shumë i ndihmon armikut”, raporton Ballkani.info.

Më parë, Dadan Molliqaj tha se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut për 1 vit të plotë. /Ballkani.info/