BIK-u dënon vendosjen e shenjës së ndalimit të mbulesës në një shkollë në Gjakovë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dënuar  aktin e drejtorisë së shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, e cila, sipas tyre, trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner.

“Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

“Për të mos na u përsëritur situata të tilla, kërkojmë edhe njëherë nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, që ta anulojnë nenin 3  paragrafi 1 pika 1.13 të Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 06/2014, të cilin e konsiderojmë si burim të këtyre akteve e veprimeve që krijojnë situata të tilla”, thuhet tutje në deklaratë.