E ardhmja e Lucas Biglia duket gjithnjë e më larg Milanit.

Diçka të tillë e konfirmon edhe agjenti i mesfushorit argjentinas, sipas të cilit në drejtim të lojtarit ka shprehur interesim Boca Juniors, por për të nisur një tratativë të tillë duhet pritur fundi i sezonit.

Nga ana tjetër agjenti i 33-vjeçarit ka zbuluar se përveç klubit argjentinas, edhe një skuadër nga Ligue 1 franceze ka bërë një ofertë për ish lojtarin e Lazios, por pa dhënë detaje në lidhje me klubin në fjalë.

Lucas Biglia u transferua te Milani në verën e vitit 2017 nga Lazio për 16 milionë euro, ndërkohë që në këtë sezon, për shkak edhe të një dëmtimi të pësuar, ai nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë.