Big Mama: Beatrixi vetëm lyhet dhe puthet gjithë ditën me Donaldin

Marëdhënia mes Donaldit dhe Beatrixit ka ngjallur reagime të shumta si brenda edhe jashtë shtëpisë.

E për sjelljet e Beatrixit është e ndjerë e acaruar edhe banorja e parë e këtij spektakli, Big Mama.

Disa nga banorët kanë qëndruar së bashku në oborr pas përfundimit të spektaklit, teksa kanë diskutuar për Beatrix.

Këtë debat fillimisht e nisi Arjola, e cila tha se fillimisht ka patur mendimi pozitiv për Beatrix.

‘’Beatrixën kurrë nuk e kam parë të pambajtur në shtëpi, por reagimi im nuk ishte në atë kuptim. Ajo u ofendua sepse erdhi dhe më pyeti: A vetëm lyhem gjithë ditën unë?”, tha aktorja.

Më pas reagoi edhe Big Mama e acaruar me sjelljen e saj në shtëpi.

“Beatrix vetëm lyhet dhe të puthet me Donaldin. Asgjë tjetër nuk kam parë nga ajo”, ka thënë Big Mama.