Big Brother VIP, Si ia mori Arbana Osmani, vendin e moderatores Luana Vjollcës

“Big Brother VIP” pritet të startojë në ekran në fillim të muajit tetor 2021.

Emisioni do të drejtohet nga Arbana Osmani, informacion i cili pak ditë më parë u bë publik.

Një emër tjetër që lakohej për drejtimin e këtij emisioni ishte edhe Luana Vjollca, por drejtuesit e Top Channel, ia besuan drejtimin Arbanës, moderatores simpatike, e cila identifikohet me Big Brodher-in në Top Channel.

Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja që ishte besuar drejtimi Arbanës, eksperienca me emisionet e kaluara.

Dy emrat e parë që përfliten se do të jenë pjesë e këtij formati janë dy personazhe nga emisioni “Përputhen”, Shqipja dhe Tean.

Dy vajzat kanë pasur mosmarrëveshje tek ‘Përputhen” dhe debatet e tyre shpeshherë kanë degraduar në ofendime.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë sjellja e tyre në Big Brodher, gjithnjë nëse ato do të jenë pjesë ashtu siç thuhet.