Bien kambanat e alarmit në Kinë, 60% e kinezëve pritet të infektohen me Covid-19

Covid-19 rikthehet me ritme shumë të shpejta përsëri në Kinë. Pikërisht në atë kohë kur menduam që makthi i ashtuquajtur Covid po përfundon është vënë re një rritje reale e numrit të personave që duan të marrin trajnim. Administrata e qyteteve të ndryshme kanë bërë me dije se ka pasur një rritje të kërkesa për hapje të klinikave të reja dhe për rritje shtretërish. Por nuk është kjo gjithçka.

Por situata më alarmante është rënia e stoqeve në bankat e gjakut ku vihet re një rënie prej 16 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Nga kjo rënia janë prekur të paktën shtatë provinca. Sipas të dhënave jo zyrtare vetëm në kryeqytetin kinez i cila ka njëpopullsi prej 22 milionë banorë, 40 % e popullsisë janë të infektuar. Situata më dramatike është vënë re ne krematoriume pasi ka mungesë të thellë të makinerive pas rritjes të numrit të infektuarve.

Madje disa zyrtarë kanë deklaruar për media të ndryshme se nuk ka më vende për trupat që janë në listën e pritjes. Institutet ndërkombëtarë parashikojnë se në muajt e ardhshëm do të ketë njërritje të numrit të infektuarve ku mendohet se 60% e kinezëve do të jenë të infektuar. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price theksoi se “Numri i viktimave të virusit në Kinë është shkak për shqetësimdhe për pjesën tjetër të botës.

Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të administrojnë vaksinat dhe të ndihmojnë vendet qëtë kapërcejnë fazën akute të virusit. Shpresojmë që dhe Kina ta kaloje këtë periudhë sa më shpejt dhe sa më lehtë”. Dhe Ministria e Jashtme kineze i hodhi benzinë zjarrit: “Kina ka një avantazh institucional ndaj pjesës tjetër të botës”, virus dyshimi dhe rivaliteti.