Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet botërore, e si rrjedhojë edhe në Kosovë, po shkojnë drejt normalizimit.

Aktualisht çmimet e naftës në vendin tonë kanë rënë në nivelin e pesë viteve më parë. Kështu ka thënë për Gazetën Online, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

“Çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që Dizelli të jetë 1 € deri në 1.15 cent. Po ashtu edhe Benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Tashmë Dizelli është 1.23 cent kurse Benzina 1.31″, tha Berjani.

Ai thotë se si rrjedhojë, edhe çmimet e produkteve të tjera duhet të bien.

Kreu i naftëtarëve tregoi edhe çmimet momentale të derivateve në regjion. Ai thotë se në Kosovë janë çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore e cila ku dizelli është për 10 cent më i lirë për shkak të akcizës më të ulët.

Kosovë

Dizelli 1.23 €/ lit

Benzina 1.30 €/lit

Shqipëri

Dizel 1.59 €/lit

Benzina 1.60 €/

Serbi

Dizell 1.57 €/Lit

Benzin 1.59 €/lit

Mali i Zi

Dizel 1.41 €/lit

Benzina 1.58 €/lit

Bosnje

Dizel 1.27 €/lit

Benzina 1.27 €/lit

Maqedonia Veriore

Dizel 1.15 €/lit

Benzina 1.31 €/lit

Sllovenia

Dizelli 1.56 cent

Benzina 1.55 cent

Kroacia

Dizelli 1.57 cent

Benzina 1.58 cent