Bie Roma, Atalanta fiton në Olympico

Roma dhe Atalanta zhvilluar një ndeshje të fortë, që në fund i pa bergamasit fitues të këtij dueli me rezultat 2-0.

Ndeshja nisi me dy skuadrat që analizonin lojën e njëra-tjetrës duke mos rrezikuar shumë në fazën mbrojtëse.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Edin Dzeko që nga zona e penalltisë gjuajti bukur, por Pierluigi Gollini nuk e lejoi që porta e tij të preket.

Atalanta rrezikoi me Josip Ilicic, por që gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Pjesa e parë nuk solli gola, ndërsa e dyta doli të jetë më dinamike.

Nicolo Zaniolo rrezikoi në pjesën e dytë, por që nuk arriti ta mposht portierin.

Goli i parë erdhi në minutën 71-të, Remo Freuler pason bukur te Duvan Zapata që shënon për 1-0.

Kur Roma pritej që ta barazonte rezultatin Marten de Roon në kohën shtesë shënoi për 2-0.

Atalatna kalon në pozitën e tretë me 10 pikë, ndërsa Roma bie në vendin e pestë me 8 pikë.

loading…