Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Janë shënuar 268 raste të reja me COVID-19 në 1025 testime, ndërsa 4 persona kanë humbur jetën: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fier dhe 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa në datën 1 janar janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë. Pesë persona kanë humbur jetën; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç

Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.