Bie numri i rasteve me COVID-19 në Britani për 60%, shkak vaksinimi dhe masat

Programi i vaksinimit për COVID-19 në Britani po fillon të këpusë zinxhirin mes infeksionit dhe sëmundjes serioze apo vdekjes, sipas rezultateve të fundit për studimin e pandemisë në Angli.

Studiuesit në Kolegjin Imperial të Londrës kanë gjetur se infektimet me COVID-19 kanë rënë në rreth 60 për qind në mars ndërsa masat kufizuese dhe izolimit kanë ngadalësuar përhapjen e virusit. 65-vjeçarët dhe më të vjetër ishin më me pak gjasë për t’u infektuar pasi përfituan më së shumti nga programi i vaksinimit, i cili u fokusua fillimisht te të moshuarit.

Studimi gjeti edhe se lidhja mes infektimeve dhe vdekjeve është e ndryshme, “duke sugjeruar se infektimet mund të kenë rezultuar në më pak hospitalizime dhe vdekje që nga fillimi i vaksinimit masiv”, raporton AP.

Hapi i radhës për ta hequr izolimin e tretë në Angli do të merret më 12 prill.