Bie numri i rasteve ditore me COVID-19, shënohet rekord në pesë muajt e fundit (VIDEO)

Në Kosovë sot u shënuan vetëm 101 raste të reja me COVID-19.

E ky është një rekord i ri, pasi numër më të vogël të të infektuarve nuk ka pasur nga fillimi i vitit 2021.

Kaq pak jo, por numër i ulët i të infektuarve në vend ishte edhe një ditë më parë kur u testuan më shumë qytetarë.

Nga më shumë se tre mijë testime, vetëm 160 person dolën pozitiv.

Por, me më pak testime të bëra, 26 prilli gjithashtu shënoi ditën me më së paku të prekur nga COVID-19, gjatë atij muaji.

Ndërkohë dita e parë e muajit të katërt kishte shënuar shifër shumë të madhe të të infektuarve, plotë 975 persona.
E në muajin e parë të viti, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga 1 mijë e 59 mostra të mara vetëm 169 qytetarë dolën pozitiv me COVID.

Numri i të prekurve nga virusi mund të bije edhe më, kjo pasi kryetarja e komisioni për Shëndetësi Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka paralajmëruar se të mërkurën arrijnë në vend edhe 5000 vaksina, duke mos u ndalur më deri na vaksinimin e gjithë qytetarëve.