Bie numri i pacientëve që po trajtohen për COVID në spitale, MSH-ja njofton për gjendjen e tyre shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 892 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës.

Nga këta pacientë, 396 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 415 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 7 në respiratorë dhe 30 me CPAP maskë.