Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të enjten se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar gjithsej 426 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre, 313 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 8 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 24 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 287 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 78 raste të reja me koronavirus dhe 9 viktima.