Vdes kosovari

Bie nga skelja në Itali, humb jetën një 43-vjeçar nga Kosova

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën në një aksident në vendin e punës në një kantier në Olbia të Sardenjës në Itali.

Siç raporton italynews24, kolegët e tij – bashkatdhetarë të viktimës, kanë thënë se 43-vjeçari kishte qenë i sëmurë prej dy muajsh, për shkak të një lëndimi.

Viktima, me iniciale B.B., ishte ngjitur në një nga skelat, dhe ka humbur ekuilibrin duke rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash.

Tragjedia ka ndodhur në kantierin e kompleksit rezidencial të pallateve që do të quhet Londra21, ku operon kompania e ndërtimit dhe ristrukturimit Gimmy Edil, ndërsa kompania ekzekutuese është Plintos Srl.

Në vendngjarje, përveç operatorëve, edhe inspektorët e Spresal-it dhe karabinierët po hetojnë ngjarjen.