Bie nga kati i dytë 51-vjeçari vdes në vend

Një 51-vjeçar në Durrës ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte.

Policia njofton se më datë 30.04.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.