Derisa çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë rënë në nivelin e para nisjes së luftës në Ukrainë, kjo tashmë po reflektohet edhe në Kosovë.
Lideri i shitjes së derivateve në Kosovë, Petrol Company, ka reflektuar nder të parët në Kosovë me uljen e çmimeve, ku nafta po shitet me 1 euro e 45 centë, kurse me shumicë 1 euro e 40 centë.
Çmimet në Petrol Company:
Në shumicën e pikave të Petrol Company çmimet janë si më poshtë:
Diesel: 1.45 Euro; Diesel me shumicë: 1.40 Euro; Benzinë: 1.33 Euro,
Ndërsa çmimet ndryshojnë vetëm në këto pika:
Viti dhe Gjilan:
Diesel: 1.34 Euro, Benzinë: 1.28 Euro,
Prizren – Lagjja Arbana
Diesel: 1.34 Euro, Benzinë: 1.28 Euro
Çmimet e naftës në tregun botëror dje ranë në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit për shkak të shqetësimeve për një recesion të mundshëm dhe lehtësimit të frikës se kufiri i çmimit të naftës ruse mund të ndikojë ndjeshëm ofertën.
Një paralajmërim nga bankat e mëdha amerikane për një recesion të mundshëm vitin e ardhshëm ndikoi në çmimet pasi dollari u rrit, duke e bërë naftën më të shtrenjtë për përdoruesit e monedhave të tjera.
Në Londër, çmimi i naftës bruto Brent nga Deti i Veriut ra me 55 cent dhe tani qëndron në 78.80 dollarë për fuçi, më i ulëti që nga janari.
Në Neë York, çmimi i naftës së papërpunuar të lehtë ra me 38 cent në 73.87 dollarë për fuçi.
“Ka ende shumë pasiguri në treg”, tha Claudio Galimberti, një analist tregu në Ristad Energy.







